Kamerat e sigurisë filmuan aksidentin, vajza me Audi jo vetëm që i prishi Lamborghinin, por edhe e…
October 7, 2021Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë se kush ishte fajtor në një aksident trafiku, që ka ndodhur në videon e publikuar më poshtë.
Besoni apo jo, shoferja e Audi nuk e kishte vërejtur Lamborghini që e kishte para vetes të cilin e goditi në pjesën e pasme të veturës.
Për ironi, Lamborghini Aventador barte targa me mbishkrimin “Beep”, duke aluduar në punën me të cilën merret pronari.
Bëhet fjalë për Matt Heller nga SHBA, pronar i kompanisë HornBlaster që merret me prodhimin e sirenave dhe reklamon produktet si një zgjidhje për “të gjitha veturat e vogla, shoferët e të cilave duan të dëgjohet zëri i tyre”.
Gjithçka do të ishte normale, nëse njëri prej pjesëmarrësve në aksident nuk do të reagonte ashpër. Në këtë rast, shoferja e Audi menjëherë sulmoi Hellerin.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, kurse kompania e sigurimeve sigurisht se do të mbulojë shpenzimet e dëmit të shkaktuar në Lamborghini.
Madje edhe kamerat e sigurisë e kanë dëshmuar se kush ishte fajtori, por në këtë rast pronarja e Audi assesi të pajtohej dhe vazhdimisht i vërsulej Hellerit.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se shoferi gjithmonë duhet të jetë i fokusuar kur është prapa timonit, të reagojë me gjakftohtësi dhe të mos ketë viktima apo të lënduar.
revista.one/