Kapot në Dubai, ushtarët në qeli në Londër, dënohet me burgim të përjetshëm reperi i “Hellbanianz”
June 29, 2025Sabajet Shuti, i njohur si “Skilla” nga grupi “Hellbanianz”, është dënuar me burgim të përjetshëm në Londër për vrasjen e Lumturi Zeqjes më 16 tetor 2022.
Ngjarja ndodhi në Leytonstone, ku pas një përleshjeje, Sabajeti goditi për vdekje viktimën me thikë dhe plagosi mikun e tij.
Vëllai i tij, Emirlion Shuti (“Mili HB”), u dënua me 20 muaj burg në shërbim prove për përfshirje në përleshje.
Pas krimit, Sabajeti tentoi të arratisej dhe u arrestua në Suedi, duke u ekstraduar më pas në Britani. Autorët u zbuluan falë pamjeve të kamerave dhe të dhënave telefonike.
E ndërsa kokat e grupit Hellbanianz nga Barking në Lindje të Londrës janë zhvendosur në Dubai, ushtarët e tyre përfundojnë në burgjet angleze.
Pas anëtarëve me pseudonimet Zeero, Pato dhe Guçi, Skilla, Sabajet Shuti nga Fajza e Kukësit është më i fundit nga Hellbaniaz që dënohet për vrasje.
Shuti u shpallur fajtor për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja. Vëllai i Shutit, Emirlion Shuti 30 vjeç u shpall fajtor për përleshje.
Ai mori një dënim prej 20 muajsh, me kusht për dy vjet.
Edhe Emirlion Shuti është pjesë e Hellbanianz i njohur me pseudonimin “One Mili HB”.
Ndërkohë që këtë proces gjyqësor e zhvilloi në gjendje të lirë Emirlion Shuti u bë viral në TikTok pas përplasjes të fortë me fyerje me ish anëtarin tjetër të Hellbanianz Fabiol Kucin i njohur me pseudonimin Guci.
Në vend që të thotë Barking ai thotë Parkingu dhe kjo batutë e “One Mili HB” u shumë fishua në TikTok.
Sabajet Shuti nisi sulmin e tij fatal mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Church Lane, Leytonstone pas një përplasje me një grup tjetër shqiptarësh.
Gjatë grindjes që pasoi, Sabajet Shuti nxori një thikë dhe e goditi dy herë Lumturin, dhe një herë mikun e tij.
Të dy vëllezërit Shuti ikën nga vendi i ngjarjes duke e lënë Lumturin të rrëzuar dhe të vdekur në trotuar.
Një ditë pas vrasjes, Sabajet Shuti bëri plane për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.
Ai ndryshoi pamjen e tij duke rruar mjekrën dhe më pas udhëtoi për në Folkestone përpara se të kalonte Kanalin në Francë.
Një vit pas sulmit, më 3 tetor 2023, Sabajet Shuti u arrestua në Suedi dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe.




revista.one/