Karikatura e shtrigës tek “Pa Filtra”, Françeska Murati tregon pse iku nga emisioni

Karikatura e shtrigës tek “Pa Filtra”, Françeska Murati tregon pse iku nga emisioni

September 25, 2024 0

Françeska Murati u vendos në shënjestër të një të riu karikaturist që e vizatoi si një shtrigë. Në emisionin “Pa filtra”, opinionistja reagoi e indinjuar ndaj djalit duke e pyetur “çfarë të kam bërë unë ty?”.

E ftuar këtë mëngjes në “Wake Up” në Top Channel, Françeska u shpreh se nuk ishte aspak një ngjarje e stisur. Ajo sqaron se më së shumti u prek nga reagimi i të pranishmëve sesa nga veprimi i djalit.

Biseda në studio:

Françeska Murati: Shumë njerëz kanë menduar se ishte diçka e stisur dhe unë e dija, të gjithë e dinin dhe ishte bërë për show ajo. Asnjë s’e dinte çfarë do të ndodhte, fare, nuk kishte skenar.

-Si quhej djali?

Françeska Murati: As nuk ia mbaj mend emrin. Më shumë sesa jam prekur nga djali sepse në fund të ditës mund të ketë shumë njerëz që më mendojnë shtrigë, mund të ketë shumë njerëz që më mendojnë engjëll, nuk ka njeri që ka shpëtuar pa njerëz që e urrejnë ose s’e pëlqejnë. Të gjithë në këtë tavolinë kemi njerëz që s’na duan në jetë dhe është në rregull, nuk jam aq egoiste që të pretendoj që të gjithë të më duan. Mua më preku reagimi i të tjerëve në studio. Pra një Erjolë që thoshte “ua shtriga e Salemit” dhe qeshte! E tha dhe unë ngela e pastaj Ronaldo që thoshte “hë se karikaturë” është, s’është ndonjë gjë.

Ish-banorja e BBV3 shtoi se nuk mendon që është një sajesë e produksionit.

Nuk mendoj që nga produksioni është diçka e sajuar sepse nëse do të ishte, do të ishte shumë e shëmtuar totalisht dhe nuk mendoj që do të shkonin në atë lloj niveli ta bënin këtë gjë. Jam e mërzitur sepse kur unë u bëra pjesë e formatit, jam bërë pjesë sepse më është thënë që ne do të promovojmë njerëzit sepse 30 sekonda janë të mjaftueshme për të ndryshuar jetën e dikujt.

Por a do ta shohim sërish Françeskën në “Pa Filtra”?

Françeska Murati: Jam mërzitur shumë. Nuk do të jap një përgjigje për këtë momentalisht sepse nuk më lejohet, do ta shihni të dielën. Jam mërzitur realisht shumë. Kam bërë diskutime shumë…

-Me kë i ke bërë diskutimet?

Françeska Murati: Me Ronaldon kam diskutuar gjatë, me produksionin. Kam shprehur pakënaqësitë e mia, mërzitjet e mia sepse unë kam shkuar aty për të bërë gjëra të bukura, nuk dua sherre.

revista.one/