Keisi flet për Kristin: Nuk jam ndjerë e përdorur; Efi: Ai ka tradhtuar
April 12, 2023Një ndër temat që u bë pjesë diskutimi mes Nitës, Efit dhe Keisit kanë qenë njerëzit me dy standarde në shtëpi, gjë që më së shumti e kanë vënë re te Kristi.
Në diskutimin mes vajzave, Efi tha se është diçka e rëndë fakti që ai tradhton dhe i sheh vajzat si objekte seksuale.
Keisi u shpreh se nuk është ndjerë e përdorur, por edhe nëse e ka bërë ajo nuk do e marrë vesh kurrë këtë gjë.
Ndërkohë Efi ka biseduar me Nitën dhe Keisin për lojën e Bledit brenda shtëpisë.
Ajo ka thënë se ai ekzagjeron çdo situatë dhe se shpesh inatin e shpreh në mënyrën më të keqe duke ofenduar, e më pas pendohet dhe kërkon falje.
Efi shtoi se ai ruan respekt për të pasi ka njohje familjare, por ai është një banor që bullizon gjatë gjithë kohës.