Keisi zbulon çfarë raporti ruan me Lorencin pas Big Brother dhe zërat në lidhje me Noizyn

Keisi zbulon çfarë raporti ruan me Lorencin pas Big Brother dhe zërat në lidhje me Noizyn

May 31, 2023 0

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Keisi Medini ka sqauar përfundimisht disa të pathena që janë përfolur në rrjet për të.

Teksa ishte e ftuar në “Live from Tirana”, këngëtarja është pyetur se çfarë raporti ruan me Lorenc Hasramën pas daljes nga formati, me të cilin u përfol se dyshja kanë pasur një romancë bashkë disa  kohë më parë.

“Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thoshin se shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj.”-tha ajo.

Sakaq ajo i ka dhënë fund zërave se ka pasur një romancë me Noizyn:

“Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet.”-sqaroi modelja.

Së fundmi Keisi ka publikuar dhe këngën e saj më të re titulluar “Bye Bye”, të cilët ndjekësit mendojnë se është një “diss” për Kirist Aliajn me të cilin pati dhe një romancë brenda Big BrotherVIP e cila nuk zgjati shumë.

“Nuk ia kam dedikuar askujt dhe gjëja për të qeshur është se si unë mund t’i bëja “diss” Kristit kur isha unë ajo që brenda shtëpisë e mbylla vet lidhjen me të. Nuk kam pasur më kontakte me Kristin, pra ashtu siç kanë pritur njerëzit.(qesh) Kënga ka 6 muaj që ka qenë në studio por duke qenë se unë dua çdo gjë të përkryer prita dhe ky ishte momenti për ta publikuar.”-tregoi këngëtarja.

revista.one/