Kejsi, mesazh Stresit: Ruaj privatësinë time, kur të dalësh, ta tregoj qejfin…

Kejsi, mesazh Stresit: Ruaj privatësinë time, kur të dalësh, ta tregoj qejfin…

February 4, 2023 0

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, tw premten Kejsi i ka dërguar një video-mesazh ish-partnerin e saj Stresit.

Përmes mesazhit ajo ka kërkuar nga Stresi dhe banorët privatësi e tjerë që të mos përfshihet në diskutimet e tyre.

“Këtë video po e bëjë për ty pasi e kam parë që e ke kërkuar një reagim prej meje, së pari do të thosha që sa i përket marrëdhënies tonë gjithmonë kam dashur të jem private dhe në këtë rast akoma dua të jem, dhe çfarëdo që kemi ne për të diskutuar mund ta flasim në privatësi kur të dalësh nga shtëpia, të kam parë shumë të shqetësuar dhe të kuptoj duke qenë në një situatë që vëzhgohesh 24/7 dhe normalisht kam qenë pjesë e jetës tënde dhe do më përmendësh, por janë disa tema që nuk dua të përmendën më, shëndeti imë është diçka private dhe nuk dua të përmendet më dhe të jap shpjegime thjesht të them që unë jam shumë mirë dhe nuk dua të kesh marak, por nuk dua më të përmendet si temë, familja ime ndikohet, unë ndikohem, por gjithsesi në këtë rast ty edhe banorëve të tjerë dua të iu them që nëse ju keni marrë vendim për të qenë pjesë e një emisioni unë nuk e kam marrë atë vendim dhe ndoshta disa persona tjerë që mund të përmenden nuk e kanë marrë vendimin prandaj fokusohuni tek njerëzit që janë aty dhe tek vetja dhe unë do të kërkoja që të respekton privatësinë time, banorëve ju uroj shumë sukses dhe mos ma ngacmoni shumë Kedin (Stresin) sidomos kur më përdorni mua si një armë për sulm, por në përgjithësi mendoj që jeni në një eksperiencë të veçantë dhe uroj që ta shijoni, Arkimed kur të dalësh nga shtëpia ta tregoj unë qejfin por deri atëherë shpresoj që çfarë ke për t’i thënë t’i mbash për vete dhe të flasim kur të dalësh”, ka thënë Kejsi.

Ajo u shpreh se do të jetë çdo herë në mbështetje të tij, madje edhe tha se i uroj që të dalë fitues nga Big Brother VIP Kosova.

“Një gjë ta kesh të sigurt edhe sigurt gjithë shtëpinë ta kesh kundër ose gjithë shqiptarinë mua gjithmonë më ke mbështetje dhe nëse dikush ka ardhur aty nga jashtë pas një muaji e gjysmë dhe ta luaj rolin e analistit unë thjeshtë të kërkoj që të mos i kthesh përgjigje askujt, mos u jep shpjegime dhe sa i përket marrëdhënies tonë, ke thënë një herë ‘kujt po ja nin për skandalet kur për neve flasin portalet’ sepse historikisht jemi përfolur ama askush nuk e ka ditur të vërtetën, vazhdo me lojën, luaje deri në fund unë të uroj fitore dhe trego më të mirën tënde”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Stresi i emocionuar nga mesazhi tha ndjen mall për të dhe se përkundër ndarjes ai ka ende shumë dashuri për të. 

revista.one/