“Kejvina e provokoi rëndë”, Robert Aliaj komenton raportet e të birit në Big Brother
January 9, 2023Robert Aliaj ka komentuar së fundmi eksperiencën e të birit të tij në “BBVIP” gjatë një lidhje ‘Skype’ në “Shqipëria Live”.
Sipas artistit, Kirstit i është bërë një presion psikologjik nga vajzat e spektaklit dhe theksoi se është ngacmuar brenda shtëpisë së famshme.
“Është e qartë, e kam të vështirë të prononcohem për Kristin sepse duket sikur po e mbroj, edhe pse nuk kam për çfarë e mbroj sepse nuk ka bërë gjë. Kristi më mbron mua, sepse unë e kam edukuar vetë. E kam bërë të jetë i aftë. Unë marr shumë përgjigje nga Kristi. Unë ndihmohem nga djali im dhe jam i lumtur për këtë gjë. Të flas siç e analizoj unë situatën, jo si prind.
Kristi është vënë në situatë të vështirë. Është një provokim shumë i rëndë, kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje duke mbajtur një distancë.”– tha Roberti.
Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave. Por duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete.
revista.one/