Kënga e kritikuar/ Habit Ana Lleshi: Varianti i publikuar ishte demo, jo përfundimtari
May 25, 2021Disa ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “Deal”.
Kënga ka arritur mbi 900 mijë shikime në “Youtube”, por nuk mungojnë komentet e shumta dhe kritikat për zërin e Anës.
Sot, e ftuar sërish në “Për’puthen”, ajo pranon se nuk është këngëtare. “Kisha qejf, nuk jam këngëtare dhe nuk pretendoj që njerëzit të thonë sa bukur këndon”, shprehet ajo.
Por, sipas saj, ka ndodhur një gabim nga kompania diskografike, ku ka realizuar këngën. “Është një problem, që ka ndodhur nga ana e kompanisë ku unë punoj, është hedhur ‘demo’ dhe jo variant përfundimtar”.
Pyetjes së moderatores, Bora Zemani se përse nuk e fshiu këngën, pasi kuptoi gabimin, i përgjigjet: “Nuk kishte më kuptim, njerëzit e kishin dëgjuar, por do të rihidhet sërish”. /TCH/