“Kënga Magjike”, rikthehet pas 16 vitesh në festival, Mira Konçi
November 16, 2025Në skenën e “Këngës Magjike” në Tv Klan, artistja e njohur shqiptare Mira Konçi rikthehet pas 16 vitesh në festival, ajo zbulon se është një dëshirë që e ruan ende. Skena mbetet forma e Mirës për të depërtuar te publiku dhe për të shprehur gjithë të pathënat e saj.
Ardit Gjebrea: Shiko, një recital i munguar, edhe pse e di që e ke premtuar një të tillë, ke ndërmend ta realizosh këtë premtim?
Mira Konçi: E kam ndërmend, e kam dashur që… tani në fakt, sepse bëhen 35 vite nga koncerti që kam dhënë në ’90, nga recitali i parë që kam dhënë, do të doja shumë një recital me orkestër të madhe, me këngë nga më të bukurat. Ëndërr e kam!
Ardit Gjebrea: Urojmë të realizohet! Kujtojmë titullin e këngës “E pathëna fjalë” në “Kënga Magjike”, kënga fituese e jotja. Cila është fjala e pathënë akoma e jotja?
Mira Konçi: Thjesht që dua akoma të jap, dua akoma të më njohin njerëzit më shumë në skenë sepse kur jam në skenë njohin më shumë për Mirën sesa kur jam në jetën e përditshme.
revista.one/

