Këngëtari kosovar takohet me Rihanna-n në New York: Të dua vajzë!
June 24, 2021Së fundmi, Freskimi – Kimi ka takuar yllin botëror Rihanna, me të cilën ka shprehur edhe një fotografi gjatë qëndrimit të saj në New York.
“Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë” – është shprehur ai sa i përket takimit.
Ndryshe, vite më parë, si i ftuar në Wazzup të Klan Kosova, Freskimi pati rrëfyer bisedat dhe takimet e tij me babain e divës botërore, Rihanna, me të cilin negocionte për një menaxhim artistik, i cili ndonëse nuk u konkretizua të paktën deri tani, la një njohje dhe miqësi të tij me familjen e yllit nga Barbados që vazhdon edhe sot.
Freskim Rama me nofkën e re artistike Kimi është një nga emrat shqiptarë që përtej oqeanit po tenton të depërtojë në industrinë e madhe të muzikës.
Prej vitesh në Amerikë, ai ka ngritur aktivitertin si artist i lirë.