Këngëtarja përlotet pas performancës në festivalin “Kënga magjike”
November 25, 2022Xhesika Polo është përlotur sonte menjëherë pas performancës së saj në “Kënga Magjike”. Ajo u emocionua pas duartrokitjeve dhe u përlot.
“Faleminderit që m’i kthyet lotët në lot gëzimi”, u shpreh ajo.
Kënga e saj mban titullin “Lotët e mi” dhe është një krijim i vëllait të saj Marko Polo dhe Alban Ramosaj. “Le të themi që (fabula) është e jetuar, jo vetëm e menduar. Kam pasur një periudhë shumë të vështirë këto dy-tre vitet e fundit, e për mua kjo këngë ka shumë rëndësi, sepse për herë të parë unë po flas dhe po këndoj atë që kam ndjerë vërtetë”, është shprehur më herët këngëtarja kur është pyetur se si lindi një ndër këngët më të veçanta të repertorit të saj.
Xhesika Polo është një nga zërat më të fuqishëm femërorë në pop muzikën shqiptare. Karriera e saj si këngëtare fillon në vitin 2012, kur arriti të jetë finaliste e “X Factor Albania 1”.
Ajo rikthehet për të shtatin vit në “Kënga Magjike” ku ndër vite është vlerësuar me çmime si: “Best FT”, “Best vocal”, “Çesk Zadeja”, “Çmimi i produksionit”, etj.
revista.one/