Kërkohet bashkë me motrën nga policia për sulmin ndaj modeles, reagon Antonela Berishaj

Kërkohet bashkë me motrën nga policia për sulmin ndaj modeles, reagon Antonela Berishaj

August 15, 2024 0

Sulmi i bërë ndaj Klea Prengës nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha është komentuar gjerë e gjatë kudo nëpër media dhe jo vetëm.

Nëpër rrjet u përfol se pavarësisht çfarë kishte ndodhur, Antonela Berisha vijonte të publikonte “e qetë” nëpër rrjete sociale duke mos e patur problem faktin që është e shpallur në kërkim nga policia së bashku me të motrën.

Për këtë ka ardhur një reagim dhe një konfirmim publik nga vajzat e dyqanit të cilat shprehen se postimet e bëra në llogarinë e Instagram-it të biznesit të Antonelës, janë fotografi të shkrepura kohë më parë dhe që bëhen publike nga stafi.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë së fundmi një deklaratë për media në lidhje me sherrin e Antonela Berishës dhe së motrës kundrejt modeles Klea Prenga.

Ajo ishte sulmuar nga motrat Berisha derisa po darkonte në një restorant në Tiranë. Ato i kanë shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe nga vetë Klea në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale.

Rrumbullaku theksoi që strukturat rendore të policisë janë duke u marrë me rastin.

“Mund të iu them që strukturat rendore të policisë në Tiranë dhe strukturat e departamentit të policisë kriminale janë totalisht të angazhuar për kapjen e personave”, u shpreh ai.

“Shumë shpejt do të keni edhe njoftimet përkatëse në lidhje me arrestimin dhe vënien para drejtësisë tyre mbi bazën e vlerësimit të masës së sigurisë nga gjykata”, tha drejtori i Policisë.

revista.one/