Kërkohet nga policia e Kosovës për sherrin e Noizy-t, Dj Crax: S’jam kriminel, vij nga familje dëshmorësh…

Kërkohet nga policia e Kosovës për sherrin e Noizy-t, Dj Crax: S’jam kriminel, vij nga familje dëshmorësh…

August 6, 2024 0

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur Noizy dhe mikun e tij, Bahtjar Bajraktari, (i njohur me emrin e artit si Dj Crax ) pjesë e grupit të tij muzikor. Ata kërkohen nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku u dhunua Medi Iseni.

Pas Noizy-it, ka reaguar edhe Bajraktari, i cili shprehet se nuk është kriminel që policia ta shpallë në kërkim, dhe as nuk i fshihet drejtësisë.

“Por kjo që po ndodh është shumë e padrejtë, ndaj meje dhe ndaj shokut tim. Vij nga një familje dëshmorësh, fisnike dhe me traditë SHQIPETARE dhe ndihem i turpëruar për gjithë këtë ngjarje. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do vij në vendin e vet.

Ne nuk kemi lenë vend për dhunë në asnjë moment, jo sot po as dje e as nesër, puna jonë ka qenë dhe do jetë e pastër duke mos e ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha, duke iu shmang problemeve gjithë kohës”, shkruan ai në deklaratën e bërë në rrjetet sociale.

gijotina.com/