KFOR-i patrullon me helikopter kufirin Kosovë-Serbi (VIDEO)

KFOR-i patrullon me helikopter kufirin Kosovë-Serbi (VIDEO)

September 29, 2021 0

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka publikuar sot pamje nga patrullimi me helikopter në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në mbi pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.

KFOR-i ka deklauar me këtë rast se mbajnë qëndrim të paanshëm lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, teksa shtojnë se komandanti i KFOR, gjenerali Federici po mban kontakte me të gjitha palët.

“Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Kosovën veriore, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak. KFOR -i mban një qëndrim të paanshëm, të fuqishëm, të shkathët dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha rastet e mundshme. Gjenerali Federici gjithashtu mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në një de-përshkallëzim të shpejtë”, thuhet në njoftim.

“KFOR -i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në fund.

revista.one/