Kiara-Luizit: Po të shfrytëzoj për lojë
March 14, 2023Kiara i deklaron Luizit se po e shfrytëzon për lojë. Shpesh çifti ka dëgjuar komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara.
Luizi: Deri kur jemi bashkë?
Kiara: Deri në finale.
Luizi: Po pastaj?
Kiara: Pastaj shohim.
Luizi: Për lojë po më shfytëzon?
Kiara: Po.
Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të “sqaruar” që e tha me shaka, por Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur.
Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.
“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Luizi.
Kiara u përgjigj duke buzëqeshur, teksa iu drejtua Luizit me fjalët: “Çfarë pate more?”, duke lënë të kuptohet se e mori më shumë si batutë atë që tha Luizi sesa diçka serioze.
Luiz Ejlli ka dy ditë që nuk është mirë dhe është shprehur se ka pasur dhimbje koke e se nuk është mirë nga ana shëndetësore. Pranë tij, ka qëndruar Olta, partnerja e tij në lojën “siameze”, ndërsa Kiara nuk është afruar në asnjë moment pranë të dashurit të saj, për ta pyetur sesi është e nëse kishte nevojë për diçka, madje dje është parë mjaft e buzëqeshur.
Kjo u vu re edhe nga Olta e cila herë pas here e vinte këtë fakt në dukje. Sot, kur banorët morën mesazhet në “Big Love”, Kiara pa se këtë gjë e kishte vënë re edhe publiku. Në ekranin përballë banorëve u shfaqën mesazhe për dyshen Luiz-Olta dhe përkujdesjen që kjo e fundit tregoi për këngëtarin. Sipas Kiarës, i gjithë faji që ajo doli në sytë e publikut si një person që nuk u kujdes për partnerin e saj, është i Luizit dhe i Oltës.
Luizi: Është fakt që është përkujdesur, nuk e mohoj dot. Se pse është përkujdesur, e di unë. Dëgjoi mesazhet kjo dhe tha që doli që Olta është përkujdesur. Nuk e kupton që është për lojë. Mu nuk më shqetëson fakti që i thua, por fakti që mendon se janë mesazhe serioze.
Kiara: Ik o njeri i llastuar. Vazhdo ore, do të vij unë nga mbrapa ty se të dhemb koka ty? Ik ore, na lër rehat, na lodhe. Ky është një muhabet i vazhdueshëm nga ana jote. E kuptuam që ke migrenë, të kam thënë një herë më përpara, “Luiz a do ilaç”. Ka shumë herë që je shtrirë dhe ma ke vënë në dukje që nuk përkujdesem, më nxjerr mua si njeri që nuk kujdeset. Jam shumë. Po bënim shaka, po qeshim se ishte realisht për të qeshur dhe ti lejove atë tjetrën (Oltën) të më thotë “pse nuk e puth”. Llastohesh shumë dhe kjo mua më bezdis. Kur kam unë momentet e mija, nuk përpiqesh fare të më mirëkuptosh, duhet të të mirëkuptoj unë ty. Sa jam unë me ty, ti nuk je kurrë me mua i mirëkuptueshëm. Të jetë hera e fundit që përmend emrin tim në lojë, kaq po të them. Më ke nxjerrë shumë keq, që vjen e bën kështu gjithë kohë, ulesh në krevat, ankohesh, aman o Luiz se nuk të dhemb kaq shumë koka, mos e bëj kaq tragjike se na lodhe. Po ik o Luiz, na nxive jetën. Më rrije mua aty, nuk më thoje asnjë gjë.
Olta: U ankua dje Luizi i pari për ty, nuk u ankova unë. Më tha “ngacmoje Kiarën, sepse e meriton”. Ti po paragjykon sjelljen time dhe bën shumë gabim. Luizi është familja ime, edhe ti je familja ime, sepse rri çdo ditë me ju, pikërisht për këtë unë dje nuk u tregova lojtare. Dje u tregova Olta e vërtetë. Tani kam faj pse u solla mirë? Më ka bërë shumë përshtypje ftohtësia jote. Ty po të vjen keq pse u solla unë ashtu se të vjen turp nga vetja jote edhe duhet të të vijë turp, sepse ftohtësia dhe indiferenca që ke treguar dje është për të ardhur turp. Ia bëre këtij djalit që bëhet copash për ty. Nuk është faji im që dole njeri i ftohtë.
revista.one/