Kiara mbron Efin, habit Luizi: Do t’i kthehem kur nuk e pret

Kiara mbron Efin, habit Luizi: Do t’i kthehem kur nuk e pret

April 15, 2023 0

Luizi është i paqartë në lidhje me miqësinë që ai ka me Efin sepse nuk ka besim te ajo. Atij i duket i dyshimtë afrimiteti i saj pasi rihyri në “Big Brother VIP”. Në një bisedë me Kiarën, Luizi është shprehur se nga loja që po bëhet brenda në shtëpi, ai ka kuptuar se Efi është e dashuruar me famën dhe se po përdor atë në mënyrë shumë të ulët.

Prandaj nga sot e tutje, Luizi nuk do ketë më aleancë apo miqësi me Efin, por do e shohë atë si kundërshtare. Duke biseduar me Kiarën, Deamishel dhe Nitën, Luizi u shpreh se i ka studiuar lëvizjet e Efit që ditën e parë që ajo ka hyrë në shtëpi dhe është bindur që ajo nuk është e sinqertë siç hiqet.

Ai u shpreh se ka besim të plotë te Kiara dhe se nuk e mendon kurrësesi që ajo mund t’i bëjë diçka që do prishte lojën e tij.

Nisur kjo, nga fakti që Kiara debatoi me Efin dhe të dyja u shprehën se ai do u japë të drejtë të dyjave kur të dalë nga shtëpia, dhe të kuptojë se për çfarë nisi debate mes tyre jashtë.

Duke bërë një analizë të lojës, Luizi tha se Efi nuk ka me kë merret dhe se i vetmi banor që ajo do ketë përplasje, është ai.

Kiara i tha Luizit që të mos e flasë me të gjithë, idenë që ai ka krijuar për lojën e Efit, por ta flasë vetëm me të.

Ai tha se i intereson të përfshijë të gjithë shtëpinë në këtë çështje, sepse është më mirë për lojën e tij, duke qenë se po e krijon ai si situatë.

Kiara u shpreh se Efi e ka shumë xhan dhe e ka mbrojtur atë gjithmonë dhe se kjo gjë është mëse e dukshme.

Ajo tha se ndihet në faj që situata shkoi në këtë pikë, për faktin që këtë debat e hapi ajo dhe Efi.

Në lidhje me këtë ai ka folur dhe me Dean, të cilës i ka thënë se “do i bjerë Efit kur nuk e pret”. Luizi i tha Deas se Efi nuk e ka vërtetë mik atë, pavarësisht se hiqet si e tillë, pasi ata të dy janë njohur brenda në shtëpi dhe se nuk mundesh që me një person të krijosh direkt miqësi vetëm me njohjen që mund të kesh brenda në shtëpi.

Dea i tha Luizit se ajo ka dalë edhe kundër shtëpisë për të mbrojtur atë. Sipas tij, bashkimi me të mund t’i shërbejë për mirë Efit, pasi ajo kërkon të ketë shtëpinë kundër për të forcuar më shumë lojën. Luizi shtoi se nëse atij do i jepet mundësia për të dërguar tre banorëve në nominim, Efin do e dërgojë në televotim pa e menduar dy herë.

Kujtojmë se Luizi, Kiara dhe Efi fillimisht kanë qenë të bashkuar në një grup. Emrin e klanit të tyre e vendosën në bazë të inicialeve të parë të emrave të tyre. Ishte Kiara që vendosi që t’a pagëzonte këtë lidhje me emrin ”LEK”. revista.one/