Kiara përlotet pas debatit me Efin, Luizi i jep një këshillë
April 19, 2023Kiara u përlot pas debatit që pati me Efin. Ajo tha se Efi të gjithë inatin që ka me Luizin, e shfryn me të, sepse me Luizin nuk matet dot.
Kiara shtoi se po i bëhet padrejtësi dhe se Efin e ka konsideruar mikeshë.
Luizi i tha Kiarës se nëse ajo do, ai do ia marrë hakun atyre lotëve që ajo po derdh dhe se e bën Efin të dalë nga shtëpia.
Por sipas tij, nëse ai e bën atë lëvizje, Kiara nuk shkon në finale. Luizi e këshilloi Kiarën t’i bëjë ballë të gjithë shtëpisë, nëse ajo do të shkojë në finale.
Sipas tij, Kiara ka mundësi të bëjë lojë të fortë tani, pasi e ka të gjithë shtëpinë kundër dhe se duke qarë, nuk shkon dot në finale.
Luizi i tha se Qetsori, Efi, Nita, Bledi dhe Kristi duan të kapën me të dhe se nuk munden dot, për këtë arsye “sulmojnë” Kiarën.
Në një situtë të tillë, Luizi tha se ajo duhet t’i përballojë të gjithë, pasi “kunjat” e tyre kundrejt Kiarës, janë vetëm për të nxitur atë.
Luizi shtoi se Kiara duhet t’i tregojë publikut që ajo është më e fortë se të gjithë dhe se është e drejtë.
Ai u shpreh se kur qan Kiara, i qan shpirti, ndaj nuk do ta shohë ashtu.