Kiara poston foto me barkun e rrumbullakosur, Luizi bën reagimin epik
January 24, 2024Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth jetës së tyre.
Këngëtari dhe moderatorja janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, mënyrë kjo për të qëndruar sa më pranë fansave. Ata postojnë foto e video të ndryshme, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria.
Një ditë më parë, Kiara ka postuar dy foto që janë pëlqyer shumë nga fansat e saj. Tito nuk ka ngurruar që të tregojë barkun e rrumbullakosur dhe krahas pozave të ëmbla ka zbuluar se është 24 javëshe shtatzënë.
Teksa këto foto kanë marrë mijëra pëlqime dhe urime, ajo që bie në sy është komenti i partnerin të saj. Si gjithmonë, këngëtari i njohur ka lënë një koment në postimin e Kiarës.
“Ehhh… kur më thoje mua ‘o Luiz ke vënë bark’…”, ka shkruar fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë, Luizi dhe Kiara vendosën që të tregonin publikisht se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Tito është në pritje të një vajze dhe çifti është shumë i lumtur. Ata zgjodhën një mënyrë të veçantë për të ndarë me fansat këtë lajm kaq të bukur.
Luizi publikoi këngën që mban titullin “Frymë” dhe që është dedikim për fëmijën që do të vijë në jetë. Ndërkohë në klip janë momente të ndryshme, që kur ata morën vesh se do të bëhen prindër e deri kur zbuluan edhe gjininë e bebit.
revista.one/