Kiara thotë ‘Po’ me një shpullë, Luizi i propozon për martesë brenda Big Brother pasi e bëri të përlotej
April 23, 2023Luiz Ejlli dhe Kiara Tito çifti më i përfolur për momentin për shkak të historisë së dashurisë që nisën në Big Brother, janë gati të kurorozojnë dashurinë e tyre.
Mbrëmjen e kaluar, Luizi i ka propozuar Kiarës për martesë në sytë e mijëra shqiptarëve. Padyshim që Kiara tha ‘Po, pranoj’, madje çifti filloi të bëjë plane për martesën.
Kjo ishte një surprizë për Kiarën, pasi prej tre ditësh Luizi po sillej me të sikur ishte mërzitur dhe distancuar nga Kiara. Kjo lojë e Luizit e mërziti shumë Kiarën, saqë në prime ajo tha se dëshiron që të lërë shtëpinë e Big Brother. Por, më pas u përball me surprizën e këndshme.
Ky moment emocionoi Kiarën, e cila u përlot.
Luizi: E gjitha ka qenë lojë dhe pjesa e dasmës që është bërë traditë tani në Big Brother, është lojë, ishte lojë dhe sot ka ardhur koha të t’i them gjërat në sy. Nuk kam pse gënjej më
Kiara shpërtheu në lot sepse mendoi që Luizi i tha se historia e tyre ka marrë fund dhe bëri të largohej. Mirëpo Luizi e ndaloi dhe u ul në gjunjë duke i thënë: Do të bëhesh gruaja ime? Më fal! Sinqerisht më fal! Do martohesh me mua?
Duke mos i ndalur lotët, Kiara tha: Më falni por dua ta vras! Po pranoj…por dua të ta fus një shpullë.
Kiara flet pas propozimit për martesë: Jam shumë e lumtur, nuk e prisja
Kiara Tito pas daljes nga Big Brother foli në studio për propozimin për martesë, si edhe për lojën që kishte krijuar Luizi brenda shtëpisë duke u distancuar nga ajo. Kiara tha se u mërzit shumë dhe ishte gati të linte shtëpinë. Kiara u shpreh se është shumë e lumtur për të gjithë emocionin që ka përjetuar.
Në momentin që po ndodhnin këto episode, thash mos ndoshta e gjithë situata e rëndoi. Aty brenda gjërat normal që amplifikohen, ndodh një çudi. Nuk e di domethënë, nuk e shpjegoj dot. Por edhe thoja që mund të jetë ndonjë mison nga vëllai i madh, por nuk e kisha kuptuar. Kam qenë shumë keq këto tre ditët e fundit. Isha gati të dilja.
Kur e do një person normal që të dhemb në momentin që ndodhin situata të tilla. Thoja mos ishte edhe lojë. Një ditë para më tha që ti je nëna e fëmijëve të mi, mua kjo më bënte përshtypje dhe më vinte inat më shumë se më tha kaq shumë gjëra dhe të ndodhë kështu. E çuditshme por shumë e bukur, jam shumë e lumtur për të gjithë gjënë që përjetova”, tha Kiara. revista.one/