Kiara Tito bëhet një “Barbie”, sjell fotosesion mahnitës
July 24, 2023Filmi i ri i “Barbie” përveç suksesit të jashtëzakonshëm në të ardhurat e realizuara, është bërë trend nga vajzat e famshme, duke rikrijuar veshjet e kukullave të famshme.
Kësaj fryme së fundmi ju bashkua edhe moderatorja e famshme, Kiara Tito, e cila ka sjellë një fotosesion të ri mahnitës.
E veshur me një mini-fustan rozë të mbyllur të kombinuar me këpucë me taka me ngjyrë të njëjtë, Kiara përshtati pamjen edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la në stil të valëzuar.
Prezantuesja u pa edhe e veshur me një fustan të gjatë me shkëlqim ngjyrë metaliku dhe vjollce.
“Përshëndetje Ken”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotos që ndau me ndjekësit në Instagram.
Ish-banorja e BBVA 2 dukej tërë shkëlqim dhe më në formë se kurrë më parë. Ajo mbetet prezente në ekran me emisionin e saj të ri “Kepi i Vipave”.
revista.one/