Kiara Tito flet hapur: Nuk ka kuptim të përfshij burrin për të më mbrojtur
January 5, 2026Kiara Tito reagoi për herë të parë ndaj komenteve që u përhapën pas prezantimit të Luizit në “Fan Club Big Brother VIP Albania”.
Ajo theksoi se fjalët e tij nuk kishin lidhje me mbrojtjen.
“Nuk ka kuptim që unë të marr burrin për të më mbrojtur. Po edhe sikur ta bëja, do ishte normale”, tha ajo. Tutje shtoi se gjesti i Luizit ishte thjesht i bukur dhe një mënyrë për t’i bërë thirrje kritikave që shpesh qarkullojnë në rrjetet sociale.
Kiara tani është në moderim të Fan Club, ku komenton dinamikat që ndodhin në Big Brother. Ajo ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij reality shou bashkë me partnerin e saj, Luiz Ejllin.
Ata tani janë të martuar dhe prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari.
Nderkaq, filmi më i ri shqiptar, “Loja e fundit”, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, pritet të shfaqet së shpejti në kinematë e vendit, duke ngjallur interes të madh te publiku.
Përmes një klipi të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, çifti ka bërë të ditur se premiera zyrtare do të mbahet më 12 shkurt.
“Loja e fundit po fillon më 12 shkurt në të gjitha kinematë”, thuhet në njoftimin e tyre. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre, pasi është filmi i parë i realizuar nga çifti Ejlli, Luizi dhe Kiara.
Edhe pse detajet rreth subjektit të filmit nuk janë bërë ende publike, klipi i ndarë ka shtuar kuriozitetin e fansave. “Loja e fundit” pritet të jetë një nga premierat më të përfolura të muajit shkurt në kinematë shqiptare.

revista.one/


