Kiara Tito: Gati të qaja në prapaskenën e Portokallisë, sepse…

Kiara Tito: Gati të qaja në prapaskenën e Portokallisë, sepse…

May 29, 2025 0

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë intervistë të veçantë ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.

Kiara u ndal gjithashtu edhe tek “Portokalli”dhe tregoi se cila ka qenë pjesa më e vështirë për të në fillim.

Pjesa më e vështirë ka qenë në momentin para se të dilja në skenë sepse ne kemi disa dalje, pasi nuk dalim gjithmonë nga i njëjti vend dhe kemi dy ose tre dalje. Këta ishin mësuar, por shpejtësia që duhet të dilje nga një cep në tjetrin, ajo më çakordoi fare dhe desh më kapi një e qarë aty në prapaskenë sepse unë nuk po dija nga të dilja. Njëri më thoshte dil djathtas, tjetri majtas ndërkohë duhet të kujtoja dhe tekstin. Derisa ta merrja veten dhe t’i kuptoja këto daljet.

Kur Salsano e pyeti nëse ajo është natyrë xheloze, moderatorja u përgjigj duke thënë se:

Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë. Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme.

A është Kiara xheloze më pak se Luizi apo janë njësoj të dy?

Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera.

A flet akoma për BBV2 tani kur ulet me miqtë Kiara në tavolinë?

Unë kam qenë stratege, çfarë thua ti edhe një tullumbac mezor e shpova. (qesh) Jo, unë nuk flas për BBV dhe nuk më pëlqen që të komentoj së çfarë ka kaluar. Domethënë shoh më shumë përpara dhe nuk më pëlqen që të flas kur isha apo çfarë bëra sepse dukesh sikur mbetesh po në vend, sikur je po në atë vorbullën e Big Brother-it, por jo jeta vazhdon.

Salsano e pyeti nëse ka qeshur më shumë me Luizin në fillim në BBV apo tani?

Po, kemi qeshur shumë në fillim pasi tani kemi edhe zënka.

Për çfarë zihen ata më shumë?

Po ja tani si të gjithë çiftet

E ndihmon Luizi, Kiarën me Lunën?

Më ndihmon, është një baba shumë i përkushtuar. Bebelinat nuk i ndërron, por e merr shëtitje.

revista.one/