Kiara Tito tregon planet e dasmës me Luizin: Ja banorët e BBVIP që do jenë të ftuar

Kiara Tito tregon planet e dasmës me Luizin: Ja banorët e BBVIP që do jenë të ftuar

April 24, 2023 0

Një ditë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP dhe marrjes së propozimit për martesë nga Luiz Ejlli, Kiara Tito ka folur duke treguar emocionit që ajo përjetoi.

E ftuar në emisionin “Fan Club”, moderatorja u shpreh se nuk pendohet për asgjë që ka bërë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

Por, si e imagjinon Kiara ditën e dasmës?

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.

Ajo thotë se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.

“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri:

“Normal që do ta takoj”.

Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.