Kiara tregon kur ka puthur për herë të parë, reagimi i Luizit: Turp…!

Kiara tregon kur ka puthur për herë të parë, reagimi i Luizit: Turp…!

February 17, 2023 0

Disa nga banorët e ‘Big Brother VIP’ ishin kuriozë për të mësuar se kur e kishin dhënë puthjen e parë. Luizi, Kiara, Kristi, Kejsi dhe Beati ishin ulur në krevat duke bashkëbiseduar. Pasi pyeti Beatin, Luizi ishte kurioz të mësonte se në cilën moshë ka puthur për herë të parë Kiara.

Moderatorja zbuloi se në moshën 17 vjeçare ka puthur për herë të parë e partneri i saj, Luizi ngeli pa fjalë. Ai i tha disa herë: Turp, turp, turp.

BISEDA:
Luizi: Sa vjeç ke qënë kur ke puthur për herë të parë?
Kiara: 17
Luizi: Turp të kesh, turp.
Kiara: Pse turp, ça ka për turp?
Luizi: Turp të kesh.

Kiara ka zbuluar brenda ‘Big Brother’ se lidhjen e saj të parë e ka pasur me një djalë të huaj. Kristi zbuloi se në moshën 16-vjeçare ka puthur për herë të parë ndërsa Kejsi kur ishte 20-vjeçe.

“Unë e kam dhënë puthjen dhe të gjitha përnjëherë, isha 14 vjeç ndërsa ajo ishte maturante, ka qenë një siklet i madh, nuk dija se çfarë po ndodhte më vinte turp prej saj, prej vetes dhe prej ambientit sepse ndodheshim në një klasë të mbyllur, më vinte turp për çdo gjë, nuk e kam marr veten tre ditë”, ka treguar Luizi. revista.one/