Kida, këngëtarja e parë shqiptare që ka tri këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube

Kida, këngëtarja e parë shqiptare që ka tri këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube

September 13, 2022 0

Këngëtarja Kida (Orhidea Latifi emri i plotë) ka arritur të bëhet artistja e parë shqiptare që tashmë ka tre këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube secila.

Lajmin për thyerjen e këtij rekordi e ka bërë të ditur edhe këngëtarja e cila e ka shpërndarë në InstaStory.

Këtë sukses Kida e arriti me këngët “Dale” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, “PP” me Mozzik dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun.

Kjo e bën Kidën të vetmen artiste në industrinë e muzikës shqiptare që arrin një sukses të tillë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Kidës është një bashkëpunim tjetër me Butrint Imerin “AM/PM”.

revista.one/