Kim Kardashian del me të brendshme, pasi Kanye deklaroi se divorci i tyre nuk do të ndodhë

Kim Kardashian del me të brendshme, pasi Kanye deklaroi se divorci i tyre nuk do të ndodhë

March 29, 2021 0

Kim Kardashian është rikthyer në “SKIMS” për të promovuar linjën e re të të brendshmeve.

Ajo ka realizuar një fotosesion të ri, për të cilin u komentua shumë në rrjet, shkruan Mirror.

40-vjeçarja i shpërndau fotot në rrjetin social Instagram, duke marrë vëmendje me trupin e saj të bukur.

Kim ka pozuar e veshur me të brendshme me ngjyre bezhë.

Flokët e kapura gërsheta i kishte mbrapa kokës, kurse për makijazh ka përdor nuanca më të hapura.

Ky publikim vjen pas disa deklaratave të Kanye West, i cili pretendon se divorci mes dyshes nuk do të ndodhë.

Çifti ndodhet në procedura gjyqësore për t’u ndarë, pasi kishin krisje të shumta në marrëdhënien e tyre.

/revista.one/