“Kingu i kingave” I biri iu kap me 270 mijë euro kokainë/ Reagon Adi Sybardhi: Allahu të begatoftë shpirti i babit!
December 9, 2024 0Dy të rinj janë arrestuar së fundmi në Tiranë pasi u kapën me 1 kg e 50 gramë kokainë, vlera e së cilës në treg mund të arrinte deri në 270 mijë euro.
Të arrestuarit Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, u ndaluan pas një hetimi të gjatë prej 6 muajsh, duke përfshirë ndjekje dhe përgjime.
Klajdi Serjani është i njohur edhe për lidhjet e tij familjare, pasi është nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur i lidhur me aktivitete të paligjshme dhe i dënuar më parë për gjobëvënie. Pajtim Serjani ka shpëtuar një atentat në vitin 2015 dhe është mik i njohur i Emiljano Shullazit.
Nga ana tjetër Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit Adriano Manushi, i cili reklamon në rrjetet sociale fitimet nga dasmat shqiptare. Ky i fundit pas arrestimit të djalit ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shkruan: “Xhenjo Manushi Allahu të begatoftë shpirti babit”.
Në komente ka reaguar edhe violinisti Ervin Gonxhi, i cili e konsideron Euxhenjo Manushin si “kingu i kingave”.
Arrestimi i dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit, kur ishin duke lëvizur me një makinë luksoze në rrugën “Kastriotët”.
revista.one/