“Kisha shumë nevojë për Erionin”! Mikela e Për’puthen: “Unë t’i fus këmbët në një këpucë nëse…”,
November 4, 2022Mikela e “Për’Puthen” ka qenë së fundmi e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo ka folur për jetën e saj si dhe për marrëdhënien me Erionin.
“Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ja plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse. Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur”.
Ajo tregoi se më përpara ndikohej shumë nga shoqëria.
“Në fillim influencohesha shumë si nga shoqëria ashtu dhe nga publiku por tani fare, kam krijuar imunitet. Jam paragjykuar kur kam hyrë në “Për’puthen” sepse bëra publike lidhjen time të mëparshme dhe thash që edhe pse jam ndarë nga ish-i unë ende i përgjigjem telefonatave të tij. Për këtë u gjykova dhe mora shumë komente negative”.
Por si është Mikela në një lidhje dashurie?
“Nëse nuk jam 100% e dashuruar t’i fus këmbë e duar në një këpucë dhe ndërkohë nëse jam, jam totalisht ndryshe. Jam e dashur dhe e kuptueshme. Pak a shumë publiku më ka parë. Për momentin t’i fus këmbët në një këpucë”.
“Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ja plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse. Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur”, thotë Mikela.
Ndërkohë ajo u ndal edhe te krisja që pati me Erionin.
“Kisha shumë nevojë për Erionin, 8 muaj që kaluam në program kurrë nuk i kërkova dicka, kur dola i kërkova, nuk m’u gjend dhe u ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha atëherë kur më duhej. Mendova që nëse nuk e kam tani, ai as në vazhdim nuk do të jetë. Nuk besoj se mund të ndihesh mirë krah këtij personi që nuk të gjendet pranë. Për të kaluar bukur kemi shoqërinë”
Mikela rrëfeu edhe disa gjëra lidhur me miqësinë e saj me Efin.
“Efi është një karakter i fortë dhe meshkujt tremben para saj, nuk e marrin guximin t’i afrohen sepse e dinë që do të ndjehen inferior ndaj saj. Unë kam një rreth të ngushtë shoqëror, sepse sot është e vështirë që të gjesh një shoqe që të të dojë me pastërti. Shoqëria më e sinqertë mendoj se është mes meshkujve…Tek Efi do të vidhja gjatësinë dhe sensualitetin. Kur bëhem me nerva kontrollohem më shumë ndërsa Efi nuk kontrollohet, është pak më shumë impulsive se sa unë”.