Kishte përplasje të vazhdueshme në TikTok me Kozakun dhe “Fire”, plagoset personazhi i njohur “GUCCI”

Kishte përplasje të vazhdueshme në TikTok me Kozakun dhe “Fire”, plagoset personazhi i njohur “GUCCI”

December 16, 2025 0

Një personazh i njohur në rrjetin social “Tik-Tok”, Fabion Kuçi, i njohur ndryshe edhe si ‘GUCCI’, mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë vendore, autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa i plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.

Fabion Kuçi rezulton me precedentë penalë jashtë Shqipërisë. Ai ka vuajtur dënim me burg në Angli dhe është rikthyer në Shqipëri disa muaj më parë.

Pas kthimit, ai u bë mjaft aktiv në platformën Tik-Tok, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje virtuale me figura të tjera të njohura të rrjetit, si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si “Fire”.

Xhemal Uka gjithashtu është shpallur në kërkim prej disa ditësh për një ngjarje të dhunshme që ndodhi në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar u dhunua brutalisht me sende të forta dhe çekiç. Pas këtij incidenti, Uka u shpall në kërkim, ndërsa personi që kreu dhunën u arrestua.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjet që çuan në plagosjen e Kuçit, shkruan iconstyle.al

Ky zhvillim tregon se konflikti fillimisht virtual mund të ketë pasoja serioze në jetën reale, duke rikthyer vëmendjen tek rreziqet e përfshirjes në debate dhe sharje online.

Ndërkohë, Policia nuk ka dalë ende me njoftim mbi ngjarjen.

revista.one/