Kjo është vajza me të cilën u fotografua Bearti i Për’puthen, flet për lidhjen e saj

Kjo është vajza me të cilën u fotografua Bearti i Për’puthen, flet për lidhjen e saj

June 14, 2021 0

Beart Rexhepi, një nga ish-konkurrentët “Për’puthen”, na bëri të dyshonin se ai kishte nisur një lidhje të re dashurie. Ai publikoi dje në Instagram një video, ku u shpreh se ishte me pushime në jug me një vajzë të quajtur Juliana.

Ata shfaqeshin duke trokitur gotat me njëri-tjetrin dhe kaq mjaftoi!

Sot ka reaguar vetë vajza në fjalë përmes një postimi në Instagram dhe ka treguar se çfarë lidhjeje ka me Beartin.

Ajo thotë se Beartin e ka thjesht një mik të mirë dhe se është në marrëdhënie me një person tjetër.

“Thjesht një shpjegim i vogël për një lajm që po bëhet viral: Unë i trajtoj miqtë e mi njësoj pa pasur rëndësi se nga vijnë, sa të famshëm janë apo nëse i lejoj që të më bëjnë tag në story-t e tyre.

Unë nuk jam në një lidhje me Beart Rexhepin, ai është një shok i imi dhe unë do të postoj me shumë nder foto me të dashurin tim, duke qenë se e kam një. Gëzuar”, shkruan mikesha e Beartit.

revista.one/