“Kjo goca ishte gruaja jote para pak ditësh” Stelina i qepet Keijsit, i kërkon llogari

“Kjo goca ishte gruaja jote para pak ditësh” Stelina i qepet Keijsit, i kërkon llogari

January 23, 2026 0

Ditën e sotme Stelina i ka kërkuar Keijsit një shpjegim për gjërat që ndodhen mes tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Keijsi nuk pranoi dhe i largohej, por Stelina e ndiqte nga pas dhe i fliste për të dhe për Inën.

Pjesë nga debati:

Stelina: Më fal se u shkëputa për pak, përgjithmonë nuk shkëputem, se përgjithmonë do të rrija me ty në fakt, kështu the

Keijsi: S’ka gjë, vazhdo

Stelina: Meqenëse me the që do rrija përgjithmonë, sot minimalja do rri kështu

Keijsi: Ok, ashtu rri

Stelina: Që ti të më japësh përgjigjet që duhet. Do ikësh tek Ina, të qash tek Ina? Apo do qash te Dhoma e Rrëfimit? Do shkosh të sajosh ndonjë rrenë tjetër tani? Po sa turp jeni të dy, shih si ngërdheshet ajo nëpër shtëpi.

Keijsi: Ti s’ke temë tjetër, emri im do të mbajë në shtëpi, ka mundësi mu largo

Stelina: Po emri jot, s’dua, shtëpia është e lirë dhe rri ku të dua.

Keijsi: Hajde parazitët e shtëpisë

Stelina: Po kjo goca ishte gruaja jote para pak ditësh

Keijsi: Jo, ishte para një muaj e gjysmë, dy sa janë bërë

Stelina: Edhe para një jave i the dua të jem me ty përgjithmonë. Parazitë është? Apo kështu i hedh njerëzit poshtë ti. Atë që e shave me motrën tënde aty te lokali dhe the ‘unë e njoh kush është ajo goca dhe kam informacione’, për Inën, sot i thua dua të rri me ty. Kështu je ti? Atë që e shave me gojën tënde dhe the ‘kam informacion dhe e di kush është’, sot fërkohesh në krevat. E njeh e gjithë Tirana kush është, ke thënë me gojën tënde, ti dhe motra jote. E keni thënë të dy bashkë. Edhe sot fërkohesh në krevat. E mua që më the dua të të kem përgjithmonë, më thua jam parazit. Kaq kontradiktor je ti? Ti je turp, kjo është padiskutim. Po e di që ndjej turp për veten time që jam marrë me ty? Se femrat që i shanë i mban në krevat sot. E dini ju që ky djali thoshte për Inën e di kush është, kam informacione për të. Ka përdorur fjalë super ofenduese për Inën, ky bashkë me motrën e vet

Keijsi: E kupton ku arrin fëlliqësira

Stelina: Pse nuk ia thua të vërtetën Inës? Apo po e përdor si mua?

revista.one/