Klajdi Musabelliu në “Pushime On Top”: Për mua është si një adoleshencë e dytë… 

Klajdi Musabelliu në “Pushime On Top”: Për mua është si një adoleshencë e dytë… 

July 25, 2025 0

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. 

Ish-banori u shpreh se u rikthye në ekran, në skenë dhe në vëmendjen e publikut. Ai shtoi se nuk ka ndryshuar, mbetet po ai njeriu me këmbë në tokë dhe popullor.

Pjesë nga intervista: 

Si mund t’a përcaktojmë në këto momente karrierën tënde ose momentin artistik në të cilin je? 

Për mua është si një adoleshencë e dytë dhe kjo falë “Big Brother” që më riktheu në ekran, në skenë, në vëmendje, më riktheu në shumë gjëra. Mua s’më ka vdekur kurrë pasioni.

Ke patur zhgënjime, uljet dhe ngritjet e tua 

Pafund, por unë nuk kam ndryshuar kurrë. Nuk ka qenë e thjeshtë, por arrita që të mund shumë probleme që kisha me veten, ja dola mbanë. 

A është kjo verë më e bukur se vitet e shkuara? Se je në qendër të vëmendjes, ke më shumë fansa, ke më shumë dashuri 

Kjo verë është shumë e bukur pasi jam rikthyer jo vetëm në muzikë por edhe si dublant.  

Si artist ke ndryshuar? 

Jo, për të gjithë ata që më njohin, unë ky kam qenë edhe 14 vjec e tani që jam 15. Nuk kam ndryshuar, kam qenë gjithmonë me këmbë në tokë, i thjeshtë, djalë popullor dhe me shumë pasion.      

Cili është zhanri muzikor që nuk do e prekje kurrë? 

Mendoj se tallavanë, e kam thënë prej vitesh dhe vazhdoj ta them, nuk e gjej veten. Edhe pse nuk më mungojnë kontaktet me këtë lloj muzike. Kurrë mos thuaj kurrë, por besoj se me tallavanë nuk më lidh asgjë.

Bashkëpunimi i ëndrrave tua, Elvana Gjata, pas kësaj deklarate… 

Më ka marrë shumë herë në telefon, por nuk kam patur kohë se kam qenë shumë shumë i zënë me këto bashkëpunimet që kam patur. Po Elvana, do të flasim kur të kthehem në Tiranë. Me kismet se vazhdoj të jem i zënë. Aktualisht jam me pushime me “Pushime On Top” dhe nuk kam kohë. 

Ok, Elvana është një dashuri më vete. Së bashku me Elvanën në vitin 2003 kemi performuar për herë të parë publikisht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sigurisht që çdokujt do ti pëlqente një bashkëpunim me Elvanën. Unë po të isha Elvana do kisha pranuar se jam djalë i mirë, këngëtar i mirë. 

Keni folur? 

Jo, nuk e kam kontaktuar direkt. E nisa si shaka këtë gjë edhe në “Big Brother” falë Loredanës, nga ngjashmëria. E ajo ma rindezi dhe riktheu atë Elvanën, atë dashurinë artistike që kam për të. O Elvana po hajde ta bëjmë atë bashkëpunim se na çmende. Po boll tani se plasa. 

Një bashkëpunim që nuk do doje t’a bëje, Rozana? 

Big-u mbaroi, për mua loja mbaroj. Ne ngelemi shokë, miq, kolegë, pavarësisht ça u tha, ça u bë. Edhe në jetën e vërtetë kështu funksionojnë raportet, zihesh, mban mëri, akuzohesh, shahesh, thashetheme pas krahëve. Pastaj ritakohesh, pra kjo nuk është një gjë që ndodh për herë të parë. Ok, aty ishte publike gjëja. Pastaj del jashtë dhe merr një tjetër kuptim, një tjetë peshë. Unë besoj se kam qenë shumë i qartë jo vetëm me Rozanën po me të gjithë, që kam luajtur, kam qeshur, jam argëtuar, jam tallur pak me thënë të drejtën, nuk e mohoj këtë. Sepse hyra në Big Brother për tu kënaqur. 

Tani që jeni jashtë dhe gjithçka ka mbaruar, më trego pak për Rozanën në aspektin artistik. 

Nuk e kam takuar fare  

Do doje të kishe një bashkëpunim me të? 

Të thashë kurrë mos thuaj kurrë, nuk e dihet. Po për momentin ngaqë kam këtë tjetrën me Nestin, jam bërë shumë lëmsh se kam disa gjëra nëpër duar, kërkesa, oferta, nuk po di të zgjedh, po përpiqem ti bëj gjërat avash avash, i kujdesshëm dhe selektiv në materialet që zgjedh. Të mbyllim këtë me Elvanën njëherë. 

Vetëm pak kohë më parë ishte “Eurovision” ku ne patëm një përfaqësim dinjitoz, “Shkodra Elektronike”. Ndërkohë ti ke hapur siparin e pjesëmarrjeve me Anjeza Shahinin, së bashku me grupin që e shoqëronit. Përfaqësimi më i mirë, duke përjashtuar Anjezën, dhe përfaqësimi më i dështuar i Shqipërisë në “Eurovision”? Në opinionin tënd si muzikant, si artist, pavarësisht pikëve që ka marrë. 

Përfaqësimi më i mirë pas Anjezës është Rona Nishliu, e cila ka dalë e shkëlqyer dhe në rënditje dhe në performancë. Më i dështuar nuk mund të them, por mund të them pak i dobët. Kemi patur disa performanca të dobëta në kuptimin jo vetëm në performancë, po kënga, gjëja. Po mos ta them më mirë se do më mërziten. 

Më thuaj tre atëherë 

Do më mërziten ata pastaj.

S’ka problem 

S’ka problem se do e mbajnë inatin me mua, ok do ta them… 

Me ça fillon? 

Me L., Ç 

E Ledina Çelo 

E the ti, nuk e thashë unë 

Edhe Luiz Ejlli aty? 

Po edhe ajo nuk është se ka qenë super performancë, po Luizi është këngëtar shumë i mirë, Ledina po e po. Ndoshta nuk ishte efekti që dhanë këngët, këngët më shumë se sa performancat. Mendoj se këto kanë qenë pak performanca jo shumë të arrira, të realizuara. Ndërkohë “Shkodra Elektronike” ishte një eksperiment, i cili rezultoi i suksesshëm.

revista.one/