Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha, publikon videon që i nxjerr zbuluar

Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha, publikon videon që i nxjerr zbuluar

October 18, 2024 0

Reagon sërish modelja Klea Prenga, e cila u dhunua nga dy motrat Antonela dhe Marinela Berishaj. Reagimi i saj ka të bëjë me pretendimet e motrave Berisha në Gjykatën e Tiranës, ku kanë dëshmuar që nuk kanë pasur për qëllim të demontojnë Klean, por janë provokuar nga ajo.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Prenga ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte. Nëpërmjet kësaj videoje ajo hedh poshtë pretendimin e motrave Berisha se kanë qenë duke darkuar në të njëjtin restorant dhe më pas situata ka agravuar.

Një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të shuajnë flakët, por për shkak të materialeve të shumta akrelik, zjarri është i vështirë të vihet nën kontroll.

Ndërhyrja po bëhet nga çatia dhe nga hyrja kryesore, si dhe po çahen muret për të bërë të mundur nxjerrjen e ajrit nga dhomat.

Në banesë nuk ka persona, ndërsa banorët po tentojnë që të nxjerrin ç’të mundur nga materialet që ndodhen brenda. Ndërkohë në zonë është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot”, shkruan ndër të tjera Prenga.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot.
A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?
Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan.
Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”, shkruan Klea.

revista.one/