Klipi i Elgitit dhe vëllezërve Veshaj para ikonave në Korçë zemëron ortodoksët, paditen ministria dhe muzeu për xhirimet
May 12, 2022Skenat e një videoklipi të xhiruar para ikonave në muzeun mesjetar të Korçës, kanë ngjallur reagime mes besimtarëve të klerit ortodoks.
Një avokat ka bërë padi ndaj Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së muzeut Gjon Mili për shkeljen e rregullave të këtij institucioni.
Kënga e xhiruar në muzeun e ikonave fetare quhet “Picaso” dhe është realizuar nga vëllezërit Veshaj dhe këngëtari Elgit Doda.
Interpretimi i të rinjve para ikonave fetare të muzeut mesjetar, ka ngjallur reagimin jo vetëm të avokatëve dhe besimtarëve, por edhe të shoqërisë civile.
Miron Cako, mësues i katekizmit dhe përfaqësues i Kryepeshkopatës Ortodokse në Tiranë, argumenton se ky videoklip ofendon gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri.
Esmerald Xhafa me profesion avokat këtë mëngjes ka kryer një kallëzim penal, duke u shprehur se e ndien si përgjegjësi qytetare këtë veprim.
“Nisur nga një videoklip i cili ishte xhiruar brenda ambienteve të muzeut të artit mesjetar, pavarësisht pjesëmarrësve se cilët janë, të gjithë jemi koshiente se kur shkojmë në një muze është e ndaluar të fotografojme dhe jo më të bëjnë ato lloj skenash, kur dihet se çfarë lloj teknologjie përdoret për të realizuar xhirimet e një klipi. Sekonda 44 unë kam bërë kallezim duke i kallëzuar ministrisë së kulturës, Drejtorisë së muzeut të artit mesjetar dhe drejtorisë së muzeut gjon mili, pasi një pjesë e filmimeve ishin pjesë e këtij muzeu”, tha Avokati Esmerald Xhafa.
Nga ana tjetër, drejtoresha e muzeut të artit mesjetar kundërshton faktin se ligji është shkelur, duke argumentuar se ikonat nuk janë fetare por artistike.
“Pasi u shqyrtua kërkesa e grupit dhe u lejua për xhirime në ambientet e muzeut të artit mesjetar, u morën masat brenda kushteve që muzeu përcakton ku u lejua që të zhvillon xhirimet. Ata nuk kanë përdorur asnjëherë blits e s’kanë dëmtuar asgjë në asnjë parametër. Patjetër që grupi ka paraqitur pranë ministrisë së kulturës, dhe e kanë aprovuar. 00:22 gjithmonë duke plotësuar parametrat nga institucioni i cili është shtetëror dhe laik. Sigurisht që objektet dikur kanë qenë religjioze, por në momentin që ato ekspozohen në Muze ai është i hapur për të gjithë, ato janë artistike e jo fetare”, tha drejtoresha e muzeut, Fjoralba Prifti.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kisha ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, në Korçë, edhe pse disa prej besimtarëve të kësaj kishe jashtë kamerave shprehen se ikonat kanë përmbajtje fetare dhe ndikim shpirtëror në ta.