Klodi përlotet, e dashura e telefonon: Kujdes me vajzat, unë të pres…
January 7, 2026E dashura e Klodit, gjatë një telefonate ne Big Brother Vip Kosova, i tha se mezi po e pret të takohen dhe e këshilloi të ketë kujdes me vajzat.
Ajo i tha se po e përcjell dhe beson në të, duke ia nënvizuar se e pret me krah hapur.
“Je i madh je inteligjent, besoj në ty, kujdes, kujdes me sillet me vajzat mund të keqkuptohesh, unë të mnjoh dhe të besoj. Disa gjëra mund të keqkuptohen. Ti duhesh të tregosh kush je, je person i shklqysheshmë. Të pres me krah të hapur, por kujdes. Të uroj shumë fat! Mos i humb gjërat e rëndësishme të cilat i meriton. Jam këtu për ty”, i tha Klodit e dashura.
Pjesë nga biseda që patën:
I dashur, më dëgjon.
Mos qaj, si shkon. Më mungon. Edhe ti më mungon. Je i madh, intelegjent dhe unë besoj në ty.
Unë të them kujdes çfarë po ndodh në shtëpi, kujdes me sjelljet me vajzat, mund të keqkuptohet. Unë të besoj.
Disa gjëra mund të keqkuptohen dhe mund të dalin në shesh.
Je person i shkëlqyer. Të mos kesh dyshime, unë të pres me krah të hapur. Kujdes me çfarë po ndodh. Të uroj suksese.
Mos i humb gjërat e rëndësishme. E di unë jam këtu për ty. Të kërkoj shumë të falur, nuk ka nevojë. Unë të besoj ty dhe uroj të shkosh deri në fund.
Unë jam këtu, të dua forca. Shko deri në fund por jo edhe aq sa të dëmtohesh. Kujdes, merri për zemër këto fjalë që po t’i them.
Të përshëndesim të gjithë, shpresoj që keni kaluar mirë. Të betohem që të dua shumë, kujdes”.
Ndërkohë, Klodi tha se e kishte marrë shumë malli për të.
Me heret Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj kanë reaguar ndaj akuzave të banorëve të tjerë.
Ata kanë hedhur sërish dyshime për orientimin e tyre seksual, bazuar në sjelljet e meshkujve. Të njëjtit kanë theksuar se janë miq të mirë dhe se kjo do të dëshmohet edhe jashtë.
“Ne e kemi qartësuar, kemi një raport shoqëror. E kemi thënë 100 herë”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Raporti ynë ka lindur pa komplekse. Nuk do të thotë që ia fërkoj shpinën, kur ma kërkon, je gej”.
Alba Pollozhani i përmendi disa gjëra që sipas saj e kanë bërë që të mendojë për një gjë të tillë.
NJera nga banoret, Elijona shprehu se ka simpati për Klodin, por sërish brenda së njëjtës javë ajo ndryshoi mendje.
Teksa debatonin jashtë oborrit të shtëpisë, Elijona i tha Klodit se nuk ka më pëlqim për të. Ndërkohë, edhe vetë Klodi nuk i ka shprehur ndjenja te tilla.

revista.one/


