“Kokrra e dallaveres, nga ato bu*drat që…”/ Jozi e fyeu, Rozana Radi arsyeton vendimin e saj

“Kokrra e dallaveres, nga ato bu*drat që…”/ Jozi e fyeu, Rozana Radi arsyeton vendimin e saj

December 29, 2024 0

Rozana ka zgjedhur të mos tërhiqet nga gara për çmimin e madh, pas situatës së pakëndshme me Jozin, i cili në një bisedë me Aldon kishte bërë disa komente denigruese për figurën e artistes.

E thirrur nga Vëllai i Madh për nominimin, Rozi ka pasur dy fjalë për partnerin, familjen e saj dhe publikun që e ka mbështetur përherazi.

“Dua ti them partenrit tim faleminderit që këto 12 vite më ke lënë të lirë dhe më ke mbështetur në çdo shfaqe, në çdo fjalë, në çdo koncert, për çdo gjë që kam bërë në jetë. Zoti më ka dashur shumë që më ka sjellë pranë një person si ai. Andeta, nipi dhe mbesa ime, unë jam këtu për të vazhduar me atë forcën që ti ma ke dhënë dhe do të vazhdoj sa të kem fuqi. Unë kam mbajtur shumë dhe vazhdoj të mbaj, dua që njerëzit të më mbështesin dhe të jenë me mua në këtë rrugëtim që do ta bëjë për të treguar që unë jam ajo që ata kanë njohur”- tha Rozi.

Në fund të mesazhit, Rozi dha dy emrat që dëshironte të shkojnë në nominim. Sipas saj, Jozi shkon në nominim për situatën e pakëndshme që ndodhi dhe Aldo nga ana tjetër, sepse “duhet të vinte dhe të ma thoshte këtë gjë”.

Komentet denigruese të Jozit, Rozana “shpërthen” në lot, kërkon largimin nga shtëpia: Nuk ja toleroj vetes që të hedh poshtë…

Rozana Radi ka shpërthyer në lot pas komenteve denigruese të Jozit të thëna në adresë të saj, gjatë klipit të transmetuar nga Vëllai i Madh, duke kërkuar largimin e saj nga shtëpia.

Jozi: Kam bërë një bisedë dhe kam kuptuar shumë dallavere nga pjesa e…

Neda: Çfarë do të thotë karrige mbi karrige?

Jozi: Do të thotë që ka kaluar shumë vetëm për të përfituar dicka që nuk e meriton.

Neda: Jozi, umë mendoj që legenllëqet që ke thënë ti, Rozana dhe të gjitha vajzat e shtëpisë i dëgjojnë në një nga çdo 4 djem trotuaresh, farash rrugësh dhe lokalesh ku nuk kanë as punë as parime, moral apo edukat. Nëse nga Laerti i pretendova që Rozana të bënte një reagim, nga ty, pres që të të injoroj.

Rozana: Ledion, të lutem unë kërkoj të dalë sot. Kërkoj falje… Mua që ditën që më ka vdekur im at nuk kam lejuar asnjë mashkull të më shkel me këmbë, kam punuar vetë, ja kam arritur vetë këtë që jam sot, asnjë mashkull nuk ka guxuar të ngrerë gishtin ndaj meje dhe të thotë që këtë e kam bërë unë. Kam mbetur pa bukë, pa cigare dhe nuk ja kam shtrirë dorën askujt. Kështu që nuk e duroj dot këtë pesh mbi trup sepse kam një person jashtë që është 12 vjet me mua, të cilin nuk e dëgjova kur erdha për të bërë një lojë këtu. Dhe nuk ja toleroj vetes që të hedh poshtë 12 vite të jetës time për një djalë që nuk e di çfarë është të kesh një nënë në shtëpi. Kështu që unë sot kërkoj publikisht të lë shtëpinë e Big Brother.“Këngëtare stonaturë, kokërra e dallaveres, nga ato bu*drat që…”/ Jozi e fyeu rëndë, Rozana: Më vjen turp që ndaj shtëpinë me këtë lloj niveli

Rozana ka reaguar e indinjuar nga komentet poshtëruese të Jozit, i cili në një bisedë me Aldon është shprehur se e ka fyer rëndë nga morali duke shtuar se ajo është një këngëtare që stonon, nul dhe kokërra e dallaveres.

Kur nis të flas, ose e prek në pikën më të keqe ose nuk flas fare. E njoh personalisht prej 25 vitesh, që kur ka qenë ajo andej. “Dëgjo këtu çfarë po të them, kërkon falje urgjentisht dhe përulu para meje se nëse them unë diçka për ty, ti lut zotin që të dalësh pa u bërë 24 orë”. Janë sekrete që nuk i di asnjë. U cua një natë dhe i thashë që kam kënduar 5 orë live dhe më tha sjanë asgjë. Nuk mundet të më tregojë ajo mua live-t  kjo nuk është as këngëtare live, kjo është stonaturë… Kjo është ulur në lloj e lloj karrige, e ka fituar festivale… rrjedh nga një familje ok, por kjo është nul. Është kokërra e dallaveres, është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat dhe të gjitha”- tha Jozi.

Në kundërpërgjigje Rozana është shprehur: “Më vjen turp që e ndaj shtëpinë me këtë lloj niveli. Dua ta pyes Jozin, ku më njeh, si më njeh, a e di ky që kam një person jashtë që më pret. A mendon ky që kam një motër, një familje aty jashtë? A i vjen turp, a ka motër, a ka nënë ky? Është i vetmi djal i shtëpisë që nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të keqe, e kam dashur dhe kam qeshur me të dhe ja si ta shpërblen.”

revista.one/