Komedia “Pas vdekjes” e Çajupit ngjitet në Teatrin e Podujevës, nën regjinë e Elma Dorezit

Komedia “Pas vdekjes” e Çajupit ngjitet në Teatrin e Podujevës, nën regjinë e Elma Dorezit

February 3, 2023 0

Komedia “Pas vdekjes” e Andon Zako Çajupit do të ngjitet këtë fundjavë, në teatrin “Avdush Hasani”, në Podujevë. Doktor Adhamudhi dhe personazhet e tjera të veprës së rilindasit rikthehen sërish pas premierës, që patën në tetor, në po të njëjtin teatër. Shfaqja është e ndërtuar me poezitë e Çajupit, si dhe një letë, në të cilën ai përshkruan me ironi therrëse, atë çfarë ndodh brenda klubit të Selanikut.

Regjisorja Elma Doresi shprehet se personazhe të saj si dhe situatat sa komike aq edhe groteske, hasen dhe sot. “Ju e dini tashmë që në trajtimet e mia nuk mungon as koncepti regjisorial, por sërish as edhe grotesku. Kemi mbajtur shumë nga ajo kohë, por sigurisht që do të vijë edhe në kohë, pasi personazhe të tilla rëndomtë i hasim edhe sot”.

Poezitë e Çajupit, këngët, mizanskena dinamike si dhe karakteret komike, sjellin mesazhe, që edhe sot janë aktuale. “Qëllimi im është të gjej elementet e duhur për ta sjellë temën dhe mesazhin e veprës sa më pranë publikut.

Komedia ka temë luftën e ashpër në lëvizjen tonë politike të fillimit të shekullit XX kundër oportunistëve, konformistëve, demagogëve, që i shitnin interesat kombëtare për përfitime personale”, shprehet Dorezi. Pjesa ngjitet në skenë nga aktorët e teatrit kosovar; Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka, Besart Zeneli dhe Gani Morina. Skenografia është realizuar nga Artan Hasani.

revista.one/