Kompliment moderatores së “Për’puthen”, Avokat Ngjela: Nuk e bëra për t’i prishur mendjen…
July 10, 2021Një kompliment i avokatit Spartak Ngjela për moderatoren Bora Zemani pak kohë më parë bëri xhiron në rrjet.
“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, i shkroi avokati.
Mbrëmjen e djeshme Bora ishte e ftuar në “Top Arena”, ku tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë.
“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet.
Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë folloë në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, i tha moderatorja Ngjelës, i cili ishte gjithashtu në studio.
Ndërkohë, Spartak Ngjela u përgjigj: “Ku e dija unë… Komplimenti është krijim, ju mendoni se është stisje për t’i prishur mendjen dikujt. Është krijim që të jep efekt një grua ose vajzë. Nuk është personal. Ma dha efektin, më pëlqeu dhe e shkrova”.
revista.one/