Konfirmohet, Luizi dhe Kiara martohen zyrtarisht në finalen e Big Brother, çmimi i biletës 1000 euro

Konfirmohet, Luizi dhe Kiara martohen zyrtarisht në finalen e Big Brother, çmimi i biletës 1000 euro

May 3, 2023 0

Çifti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në dy prej emrave më të njohur të momentit. Ata gjatë qëndrimit të tyre në BBVA realizua një ceremoni martesore në kuadrin e ‘lojës’ ku edhe shkëmbyen puthjen e parë.

Por, në natën kur Kiara u largua për herë të dytë nga BBVA, Luizi vendosi që t’i propozonte për martesë në një moment mjaft magjik.

Megjithatë duket se nuk do të përfundoj me kaq, kjo sepse dyshja do të kurorëzojnë dashurinë me martesë edhe zyrtarisht gjatë finales së BBVA.

Këtë e ka konfirmuar regjisori i Big Brother, Eduart Girshaj në një intervistë në emisionin e fundit të ‘Fun Club’.

I pyetur nëse Luizi dhe Kiara do të realizojnë në ceremoni të vërtetë të martesës gjatë finales së 6 majit, Grishaj e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Po, Kiara dhe Luizi kanë shtatë herë që martohen aty, na është bërë si gjë normale, deri tani kanë bërë prova gjenerale tani erdhi momenti që t’i lëmë provat mënjane dhe të fillojmë me gjëra zyrtare dhe të bukura, ata e kanë zgjedhur vetë duan të  bëjnë diçka më zyrtare dhe ne do të bëjmë më të mirën që ata të kenë një natë të paharruar dhe një natë të jashtëzakonshme dhe do të bëjmë diçka shumë të bukur në finale, do të jetë një surprizë shumë e bukur për ata të dy”, ka thënë Grishaj.

Dasma u konfirmua edhe nga Kiara, e cila refuzoi të zbulonte më shumë detaje, por tha se do të jetë diçka e madhe. 

Eduart Grishaj e konfirmon çmimin deri në 1000 euro të biletave për finalen e BBVA: Ata që e blejnë janë fatlum

Finalja e madhe e BBVA do të mbahet të shtunën e 6 majit dhe pak ditë më parë kanë dalur në shitje biletat për spektaklin.

Në media prej ditësh kanë qarkulluar raportime se bileta do të jetë nga 500 deri në 1000 euro për person.

Kjo tashmë u konfirmua edhe nga regjisori i Big Brother, Eduart Girshaj, i cili tha se do të jenë fatlum ai që do të ketë një biletë të tillë.

“Finalja do bëhet në shtëpinë tonë, në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. 150 vende për ata persona që do jenë fatlum nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër ata që I kanë parë 24 orë. Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”, tha regjisori.

Tutje, Grishaj ka mohuar pretendimet se finalja do të mbahet në stadiumin “Air Albania” duke thënë se do të zhvillohet siç ka ndodhur deri më tani në studion e televizionit. 

revista.one/