Konkurrenti që habiti vajzat në “Për’puthen”, hyn me këmishë e kollare, por pa pantallona

Konkurrenti që habiti vajzat në “Për’puthen”, hyn me këmishë e kollare, por pa pantallona

September 13, 2022 0

Arbër Avdyli është një nga djemtë që kanë zgjedhur “Për’puthen” për të gjetur dashurinë.

25-vjeçari ka lindur në Durrës, jeton në Tiranë dhe aktualisht punon si menaxher. Për të hyrë në studio për herë të parë, ishte përgatitur për të qenë sa më i veçantë.

Ai mbante veshur këmishën e bardhë dhe kollare, por jo pantallonat. Ai hyri në “Për’puthen” me bokse, lëvizje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Anxhela guxoi më tej, duke i hequr dhe kollaren konkurrentit, të cilën e mori si dhuratë.

revista.one/