Konkurrentja e “Për’puthen”: Më intrigon Meritoni, dua ta ndaj nga Ilnisa
February 13, 2024Konkurrentja e “Përputhen”, Gabriela Arapi, ka deklaruar se nëse do të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, çifti që do të ndante është Ilnisa dhe Meritoni.
Sipas Gabrielës, përveçse e intrigon ai djalë gjithashtu do të bënte bujë.
Nga ana tjetër, moderatorja Alesia Bami, e ka konsideruar një përzgjedhje strategjike, pasi ajo do të trazonte ujërat në Shtëpi me Ilnisën dhe do ta mbante gjatë në format.
Pjesë nga biseda:
Kosta: “Në shijet e mija deri tani është Rike. Me atë do të isha lidhur edhe i martuar”.
Manushi: Alesia mirupafshim, unë dhashë dorëheqje, merre situatën në dorë.
Alesia: Gabriela, nëse do të jepej një mision që të hyje brenda shtëpisë së Big Brother dhe të ndaje një nga çiftet, cilin do të ndaje?
Gabriela: “Kush është çift aty njëhere”?
Alesia: Po mirë, ata që janë. Çift mund të quhen Ilnisa me Meritonin, Bardhi me Sarën, Romeo me Heidin.
Gabriela: “Do të doja të ndaja Ilnisën me Meritonin”.
Alesia: Pse kjo zgjedhje?
Gabriela: “Më intrigon Meritoni”.
Manushi: Jo mor jo, ka inat Ilnisën. Nuk ka lidhje fare me Meritonin.
Alesia: Zgjedhje e bukur.
Manushi: Mbaje veten ti goce. E paske dashur për vete Meritonin.
Alesia: Jo, zgjedhje e bukur sepse hynë me strategji. Duke ndarë këtë çiftin i bie të ketë bujë njëçik me Ilnisën dhe automatikisht…
Gabriela: “Bëjmë bujë njëçik”.
revista.one/