Konkursi “Miss Shqipëria 2022”, shpallet vajza më e bukur në Kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo
July 5, 2022Bukuroshja Drita Ziri është shpallur të dielën (3 korrik) fituese e “Miss Shqipëria 2022”.
17-vjeçarja nga Fushë-Kruja rrëmbeu kurorën e bukurisë, në mesin e 27 vajzave konkurente nga Shqipëria dhe Diaspora, në eventin e mbajtur në Kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo, Himarë.
Shoqëruese e parë e ‘Miss’-it u shpall Klara Musabelliu, kurse shoqëruesja e dytë ishte Sibora Rrustemi.
Edicioni i 24-të i “Miss Shqipëria” po ashtu mbajti vulën e producentit Petri Bozo.
Artistët e ftuar për të performuar ishin: Rovena Dilo, Eneida Tarifa, Adelina Tahiri e shumë yje të tjerë.
Kujtojmë që javë më parë u mbajt “Miss Universe Kosova & Shqipëria” ku fituan: Roksana Ibrahimi dhe Deta Kokomani.
revista.one/