Konsulli ynë në Selanik “zbulon” pse ka radhë në Kapshticë, këshillë emigrantëve ta provojnë pasdite!

Konsulli ynë në Selanik “zbulon” pse ka radhë në Kapshticë, këshillë emigrantëve ta provojnë pasdite!

August 21, 2021 0

Prej tre ditësh në orët e para të mëngjesit deri në mesditë në Kapshticë ka pasur fluks të lartë mjetesh me radhë mbi 1 km. Shkak është bërë personeli i reduktuar i palës greke.

Qytetarët thonë se zyrtarët shqiptarë dhe grekë duhet të merren vesh me njëri tjetrin. Por Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik u bën thirrje shqiptarëve që kthehen në Greqi pas pushimeve që të udhëtojnë në oraret e pasdites drejt vendit fqinj për të shmangur radhët në mëngjes.

“Gjatë ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka patur një fluks të shtuar të kalimeve nga Shqipëria në Greqi të qytetarëve që kthehen nga pushimet. Nisur nga ky fakt Konsulli i Përgjithshëm z. Arqile Sota sot, më datë 20 gusht, ishte prezent gjatë gjithë ditës dhe u takua me autoritetet greke dhe shqiptare të kufirit si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit të Korçës.

Nga konstatimet rezulton se ky fluks i kalimeve kufitare, gjë që shkakton radhë dhe pritje, ndodh vetëm në orët e para të paradites. Mbas orës 12.00-13.00 dhe në vijim, gjatë pasdites, në Pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka as radhë as pritje siç duket edhe në fotot e mëposhtme.

Sa më sipër ju bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë kthimin në Greqi edhe në oraret e pasdites për të mos krijuar radhë dhe për të mos pritur gjatë për të kaluar kufirin” mbyllet njoftimi.