Koronavirusi me kosë, 17 të vdekur dhe 599 raste ditore në Kosovë

Koronavirusi me kosë, 17 të vdekur dhe 599 raste ditore në Kosovë

April 15, 2021 0

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 17  persona. Ndërkohë, janë konfirmuar 599 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 100.135 me virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste. Numri i rasteve aktive është 12.900.

revista.one/