“Kosova kufizohet me Greqinë”, përgjigja e Dea Mishel në Big Brother
February 3, 2023Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.
Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të mëdha edhe pyetjet e Gjeografisë.
U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.
Madje disa prej tyre bënë edhe gabime elementare si maestro Armaldo Kollgjeri, i cili në pyetjen se “me kë kufizohet Kosova?”, u përgjigj duke thënë “Jugosllavia”.
Në fakt, Jugosllavia ka qenë bashkësi shtetesh e shpërbërë para më shumë se 30 vitesh, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet Kosova.
Por përgjigjen më të gabuar të kësaj pyetjeje e dha banorja tjetër e shtëpisë, Dea Mishel.
Ajo tha “Greqia” në një moment duke u munduar të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.
Njohuritë e tyre të pakta në Gjeografi kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli të qeshurin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale.
revista.one/