“Krejt rrena, të ka qitë daja keq”, Labi sulmon Elijonën
February 10, 2026Debati mes Elijonës dhe Labit ka eskaluar pas përdorimit të një teme shumë personale nga ana e Labit, duke e tensionuar situatën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjithçka nisi pasi gjatë spektaklit, Elijonës iu kumtua se daja i saj kishte reaguar jashtë, duke thënë se ajo nuk e kishte rrëfyer historinë e vërtetë brenda shtëpisë dhe se babai i saj kishte qenë shkaktari i divorcit.
Labi e shfrytëzoi këtë situatë të ndjeshme për ta provokuar Elijonën dhe për ta futur në debat.

Elijona u shpreh: “Ja, më ka dashur mua familja ime, ja kush”.
Ndërsa Labi iu kundërpërgjigj: “Me ditë ti çka po del jashtë për ty. Krejt rrena të kanë dalë”.
E irrituar, Elijona reagoi ashpër: “Boll më, se ty s’të takon të flasësh për familjen time. Ti i ke përdorur këto tema këtu brenda, ti je ardhë dhe më ke prekur në familje, boll më, se ty s’të takon. Nuk e di ti qysh jam rritur unë”.
Labi vazhdoi me tone ironike: “Viktimizohu, viktimizohu”.
Ndërsa Elijona ia ktheu: “O viktimë e jotja, kurrë jo”.
Nje dite me pare, banori i tha Elijonës se është ‘fëmijë i keq’ dhe se ai do të dalë fitues më 27 shkurt kur edhe do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.
“Marre po më vjen edhe me folë me ty”, tha Labi tutje, me Elijonën që mbante qetësinë.

“Do e shohësh çfarë vota kam, do t’iu dërgoj në shtëpi. Ose unë ose ky bosi, me Ludo”, theksoi tutje.
“Ti do më lësh jetimë fëmijët e mi a, ke thënë se do të më marrësh shpirtin”, i tha tutje këngëtari.
Elijona e ruajti qetësinë dhe i uroi vetëm suksese, duke e injoruar tërësisht atë.
Tashmë është hapur televotimi edhe për finalistin e parë të këtij edicioni. https://www.instagram.com/reel/DUk8PRmkyaj/?utm_source=ig_web_copy_link
revista.one/

