Krim në familje në Krujë, 51-vjeçari vrau me thikë gruan dhe tentoi të vetëvritej

Krim në familje në Krujë, 51-vjeçari vrau me thikë gruan dhe tentoi të vetëvritej

July 5, 2021 0

Kjo është magazina ku 51-vjeçari Artan Ismalaj qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaj, 45-vjeçe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bubq të Krujës. Para magazinës në fjalë, ndodhet një derë kryesore mjaft e madhe. Është ende e paqartë se si 51-vjeçari ka çarë rrethimin dhe ka hyrë në ambientet e brendshme të magazinës, ku ka kryer dhe vrasjen. Një makinë funerali, që siç duket, ka tërhequr nga magazina trupin e pajetë të 45-vjeçares. Pas krimit, 51-vjeçari ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Burri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa janë të paqarta arsyet që e shtynë të kryente krimin e rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.