Krimi në Fier/ Çlirim Dogani lidhje intime me vajzën e Anesti Ramës. 55-vjeçari i martuar, ndërsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë…
July 26, 2025Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai I të fëmijëve në moshë madhore.
Më herët Emanilda ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord. Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.
Çlirim Dogani ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg vendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.
Sipas policisë, 55-vjeçari Dogani akuzohet se ka bashkëpunuar me Ermalinda Ramën 26 vjeç për të mbytur për vdekje me tel babain e saj Anesti Rama, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Ermalinda Rama mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.
Njoftimi i Policisë:
Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.
Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
revista.one/