“Kontrollon shikimet e Rogertit ndaj meje” Lind përçarja, Juela ankohet për Brikenën
March 22, 2026Rogerti me Juelën janë përplasur mes tyre mbrëmjen e djeshme, ndërsa duket se mes aleancës së dyshes është futur Brikena. Brikena është shprehur se Juela është xheloze për afrimitetin e tyre në lojë, gjë të cilën banorja nuk e ka pranuar.
Nga ana tjetër, Rogerti është shprehur se afrimiteti me Brikenën ka ardhur sepse e vlerëson atë për lojtaren dhe banoren që është.
Juela: Brikena i thoshte Rogertit: “U, sa herë e sheh Juelën”. Brikena më akuzon mua se jam xheloze, si lojtare. Mua më duket pak e çuditshme që ajo kontrollon shikimet e Rogertit ndaj meje. Unë kam besim te Rogerti. I jam mirënjohëse atij për gjërat që ka bërë për mua.
Të gjithë e duam finalen. Do mundohem me mish e me shpirt t’i tregoj akoma gjëra publikut shqiptar. Rogerti gjithmonë përmend zemërmirësinë e Brikenës. Unë e kam pak konfliktin me Brikenën. E kam shumë xhan Brikenën si njeri, kjo gjë nuk më dobëson në lojë. Është një vajzë që unë e vlerësoj, nuk do e hedh poshtë. Sa i përket Rogertit, unë dhe ai kemi të njëjtin vlerësim për të.
Rogerti: Ta them troç, këto të dyja kanë një kimi si shoqe shumë të mira. Brikena më pëlqen për njeriun që është. Ndonjëherë e kam mbajtur edhe afër, si Mateon. Brikena nuk di çfarë të bëjë me këtë lidhje toksike që ka krijuar me atë djalë. I kam thënë: nëse do të arrish në finale, ose do e puthësh atë djalë, ose do ndahesh. Sa i përket Juelës, e madhe për të dhe marrëdhënien me Brikenën është Selin.
Brikena: Këtu askush nuk ia zë vendin askujt. E dyta, unë e shoh që Juela është shumë xheloze sa herë që Rogerti thotë ndonjë fjalë të mirë për mua. Ai ka thënë që në fillim që do të ketë një aleancë me Brikenën. Ajo e ka përdorur Rogertin vetëm për të ecur para në lojë. Me Rogertin nuk do bëja kurrë një aleancë, nuk më pëlqen mënyra se si luan dhe shprehet.
revista.one/

