Krisja me Heidin, Romeo: “E shikoj më shumë si lojtare sesa të dashurën time”

Krisja me Heidin, Romeo: “E shikoj më shumë si lojtare sesa të dashurën time”

March 10, 2024 0

Romeo ka sqaruar gjatë spektaklit të mbrëmshëm marrëdhënien e tij me Heidin, e cila është e krisur prej disa ditësh.

Ai tha se ka arritur në pikën që e sheh më shumë si lojtare sesa të dashurën e tij.

“Jam pa fjalë. Nuk e mendoja kaq të gjerë këtë diskutimin, Nuk mendoja se kishin folur kaq shumë për mua dhe Heidin. Prandaj të thash mos u jep llogari njerëzve. Unë e shikoj shfrytëzim situate për të parë interesat e tyre, nga Juli i pari që i thotë ‘ai pa ty nuk bën dot, ti po’, nga ajo tjetra që është e merakosur më shumë për lojën time dhe të Heidit  sesa për lojën e saj.  Unë nuk kam askujt për detyrë për tu dhënë shpjegime. Mund të kem gabime. Unë ndjesinë e kam me Heidin, por lëmsh ndjesinë që nuk i besoj këtu brenda për shkak të gjithë veprimeve. E shikoj më shumë si lojtare sesa të dashurën time. Nuk ka asgjë të keqe të shohi lojën. Kuptoni edhe ndjesinë, kjo ka filluar te pulsanti. Kam menduar se duke parë që un jam me nerva me x njeri të paktën mos ma sill afër dhe mos qesh. Unë kur i hedh gjërat mas shpine, i hedh. Komenti ‘dua më shumë vëmendje’, ca do më. Françeskën nuk e besoj, askujt ktu brenda nuk i ha as për mua as për këtë vajzën”-u shpreh Romeo.

Edhe mbrëmjen e djeshme, të “Prime” të Big Brother VIP, u përplasën sërish. Heidi e ka komentuar edhe me banorët e tjerë këtë marrëdhënie, duke deklaruar se nuk ka kërkuar llogari, por ka bërë një bisedë të nevojshme për të.

Heidi: Unë doja të thoja që unë nuk i jap llogari askujt. E dinë shumë mirë të gjithë.

Romeo: Është llogari

Heidi: Mos më ndërprit, është normale që bëjnë pyetje dhe është okay. Thash të bëj okay dhe më shijoi se duke folur ma heq atë konfuzionin.

Romeo: Pa tendencë nga ana e këtyre?

Heidi: Ishte vetëm në një moment. Isha duke e mbrojt anën e tij, me gjithë gjërat që ia kanë helmuar mendjen. E kanë helmuar situatën tonë. E mbanin për vete. Fillon dyshimi nga njerëzit

Romeo: Ti e di shumë mirë që..

Heidi: Po pse më ndërpret?

Ledion Liço: Edhe ti ke komentuar për Ilnisën dhe Meritonin

Heidi: Romeo ka ndryshuar, e kanë fryrë gjithë shtëpia. I ka heq dyshimet nga unë, i thonë që nuk vlen pa Heidin gjatë gjithë kohës, dhe ne atë moment ka ndryshuar

Romeo: Nuk është kjo

Heidi: E respektoj vendimin e tij

Romeo: Sa është folur për Heidin, nuk jam ndikuar. Më ka thyer veprimet e saj, njerëzit që flinin për atë më kanë bërë më të fortë. Këta e shohin që jam më i fortë se ty. Unë të ndikohem për këtë gjë?

Françeska mendon se krisjet mes çiftit Romeo-Heidi janë në funksion të lojës, që publiku t’i ndjekë me interes.

Romeo nuk e ka pritur aspak  mirë Françeskës, duke e akuzuar këtë të fundit se po e përdor situatën për t’u futur vetë në lojë.

Romeo: Ti po shfrytëzon atë gocën.

Franceska: Askush s’po e shfrytëzon

Romeo: Kjo që del e flet në dhomën e rrëfimit. Ushqehen vetëm me këto gjëra, njerëz të këqij!

Juli: Besoji kësaj vajze!

Franceska: Këtu nuk ekziston vetëm Romeo dhe Heidi, dashurinë tënde që ke ti për atë vajzën s’më intereson, un flas për lojën. Kam parë një vajzë që më donte dhe e besova

Romoe: Nuk më intereson ta dëgjoj

Ledion: Nëse nuk do ta dëgjosh, ik te dhoma e gjumit

Franceska: Heidi e ka bërë sikur isha tradhtarja që u futa në mes të çiftit, unë s’kam bërë asgjë për tu futur në mes të çiftit. Po bëjnë një lojë lidhje ndahu, lidhu ndahu se këtë do publiku. Këto të dy po e shfrytëzojnë për show dhe unë u them bravo u qoftë.

Romeo: Pse moj ty do të jap llogari unë, dil moj analiste në tribunë. Ça bën ti në shpi vetëm ha pi dhe fle.

revista.one/